Kryeminsitri Zaev vlerëson se regjistrimi është duke vazhduar me sukses, edhe pse pati bllokim disa ditë.

Para gazetarëve kryeministri u shpreh se pret që regjistrimi të përfundojë me sukses.

“Dëshiroj që të jap komplimente për të gjithë regjistruesit për Entin Shtetëror për Statistikë, ekspertët e IT intervenuan shpejtë për të shmangur problemin, pasi që patëm një bllokim të sistemit”.

“Është e rëndësishme se regjistrimi vazhdon të funksionojë me sukses. Deri më tani janë regjistruar mbi 1 milion qytetarë, dhe mundem të konstatoj se deri më tani është i suksesshëm dhe argumenti më i madh do të jetë të mbaroj me sukses”, tha Zaev.

Ndryshe, regjistrimi ka filluar më 5 shtator, ndërsa do të përfundojë më 30 të po të njëjtit muaj. Sipas ESHS-së, deri dje (20 shtator) në orën 20:00, janë regjistruar mbi një milionë banorë.