Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zakharieva kërkon që Marrëveshja për fqinjësi të mirë të hyjë në kornizë negociuese.
Sipas saj, interesi i Bullgarisë është që Maqedonia të reformohet, ndërsa ajo për agjencinë “BGNES” theksoi se fokusi i Maqedonisë nuk ka qenë fillimi i bisedimeve me BE-në, por që kërkesat bullgare të mos hynë në kornizë negociuese.
“Thirrja ime deri te ministrja Teodora Gençovska është që të mos harrojë kornizën negociuese”, tha ajo.
Ish-zëvendës ministrja bullgare theksoi se Bullgaria disa herë i ka shtrirë dorën Maqedonisë dhe ka mbyllur sytë, por për fat të keq, marrëdhëniet shkojnë një hap para dhe tre prapa.
Comments are closed for this post.