Sot pasdite në Kosovë në hapjen e autostradës “Arbën Xhaferi” si mysafir i ftuar do të merr pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Së bashku me kryeministrin në ceremoninë e hapjes do të marrë pjesë edhe ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugarevski.
Siç njofton AIM nga Prishtina, punët ndërtimore të rrugës Prishtinë-Shkup nga pjesa e Kosovës kanë përfunduar dje.
Përveç kryeministrit të Maqedonisë së Veriut në hapjen solemne pritet që të marrin pjesë edhe kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, Malit të Zi, Dushko Markoviq.
Comments are closed for this post.