Kuvendin nuk e shpërndan Kryetari i Kuvendit individualisht por shpërndahet vetë me shumicë votash prej 61 vota prej 120 vota gjithsej. (Neni 63, paragrafi 7 i Kushtetutës: “Kuvendi shpërndahet nëse për atë deklarohet shumica nga numri i përgjithshëm i deputetëve.” kështu ka reaguar kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi pas një lajmi i cili thuhet se Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi paralajmëroi se do ta shpërndajë dhomën ligjvënëse më 11 shkurt, gjegjësisht 60 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të caktuara për më 12 prill.

Nga ana tjetër kryeministri Zoran Zaev vlerëson se 12 prilli si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme duhet të ruhet, por, siç thotë, lihet mundësia për çfarëdo ndryshimesh, para së gjithash për shkak të ratifikimit të Protokollit për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Duhet t’i respektojmë vendimet, të paktën ato të cilat si faktorë politik i sollëm me konsensus dhe 12 prillin duhet ta ruajmë. Gjithsesi, secilën herë përgjegjësia e shtetit është para së gjithash dhe mbi të gjitha. E lëmë të hapur mundësinë që të bëhen çfarëdo ndryshimesh, para së gjithash për shkak të ratifikimit për NATO-n”, deklaroi kryeministri Zaev.