SpaceX ka nënshkruar një marrëveshje për të lëshuar deri në katër satelitë evropianë të navigimit dhe komunikimit të sigurt, raportoi sot Wall Street Journal. Komisioni Evropian, si dhe vendet anëtare të BE-së nuk kanë dhënë ende miratimin përfundimtar për marrëveshjen , sipas raportit të gazetës, që citon zyrtarët.
SpaceX dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës nënshkruan kohët e fundit një marrëveshje për dy lëshime vitin e ardhshëm, secili me dy satelitë Galileo, tha për WSJ Javier Benedicto, një nga drejtorët e agjencisë. Sipas marrëveshjes, satelitët do të lëshohen në një raketë SpaceX Falcon 9 nga Shtetet e Bashkuara, shtoi ai. SpaceX dhe Komisioni Evropian nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.
Comments are closed for this post.