Partia më e madhe maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE përmes një kumtese me shkrim thonë se pushteti kriminel i LSDM-së dhe Zoran Zaev dëshmoi se është më i paafti në historinë e Republikës së Maqedonisë.
Sipas tyre puna e qeverisë është shënuar vetëm me mossuksese, rënie dhe ekonomi të shkatërruar.
“Realizimi katastrofal i investimeve kapitale vazhdon edhe më tutje të jetë edhe një në vazhdën e mossukseseve të pushtetit. LSDM-ja e paaftë në 4 muajt e parë të vitit 2019 ka realizuar vetëm 9,83% të investimeve kapitale të cilat vetë i kanë planifikuar. Më e tmerrshme është ajo që investimet kapitale për periudhë të nejtë të vitit të kaluar ishin vetëm 10,96%, ndërsa viti 2018 ishte viti më i keq në 10 vitet e fundit. Kjo na flet se këtë vit pushteti nuk do të realizojë as 30% të investimeve kapitale dhe se viti 2019 do të jetë viti më i keq në historinë e shtetit”, thonë nga partia opozitare.
Nga kjo parti mes tjerash thonë se derisa qytetarët janë të pakënaqur nga mospuna e Qeverisë, Zoran Zaev ia hedh publokut kombinatorikat brendapartiake dhe luftën për pushtet, dhe atë vetëm me qëllim që ta evitojë përgjegjësinë e vet për udhëheqjen katastrofale të shtetit gjatë dy viteve.
Comments are closed for this post.