LSDM dhe Zaev nuk e kanë realizuar asnjë reformë dy vitet e fundit. Për dy vite shteti po mbytet në korrupsion, ekonomia po stagnon, investime kapitale nuk ka, shëndetësia është duke u rrënuar, ndërsa arsimi është gjunjëzuar, ky është vlerësimi i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE për dy vite pushtet të LSDM-së.
“Për dy vjet realizohet vjedhje e përgjithshme në të gjitha sferat e arsyetimit se madje edhe funksionari më i ulët i LSDM-së ka qenë i fokusuar në negociatat me Greqinë. Me hyrjen në fushatë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Maqedonisë nuk do të funksionojë Kuvendi, ndërsa partitë do të fokusohen në promovimin e kandidatëve. Prandaj është absurd arsyetimi i Zaevit se nuk duhet shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare për shkak të gjoja reformave”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Sipas kësaj partie, vërejtje prej partnerëve tanë ndërkombëtare mund të ketë vetëm nëse Zaev tenton të bëjë edhe një falsifikim zgjedhor si vjedhja e votave të referendumit.

“E vërteta është se LSDM dhe Zoran Zaev kanë frikë prej qytetarëve dhe iu shmangen zgjedhjeve pasi e dinë se do të humbin. Republika e Maqedonisë me LSDM-në në pushtet për dy vjet është në fund. LSDM gjithçka premtoi gënjeu. LSDM e hodhi shtetin në errësirë. LSDM duhet të largohet. Republika e Maqedonisë nuk guxon të vazhdojë të mbytet. Qytetarët meritojnë të ardhme më të mirë”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.