Kompania ajrore me buxhet të ulët Viz er sot përmes një kumtese e korrigjoi datën deri kur do të zgjasë pezullimi i fluturimeve nga Shkupi dhe drejt Shkupit dhe njoftoi se pezullimi do të zgjasë deri më 16 prill, e jo deri më 30 prill, siç kumtuan dje. Pezullimi është për shkak të ndalesave të zgjatura për udhëtime të të gjitha fluturimeve nga dhe drejt Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Viz er në kumtesë informoi se pasagjerët me bileta të rezervuara të prekur nga këto fluturime të pezulluara të cilët i kanë bërë rezervimet drejtpërdrejt në wizzair.com ose aplikacionin e kompanisë ajrore do të njoftohen automatikisht me email. Njëqind e njëzet për qind e tërë sasisë do të transferohen automatikisht në llogarinë e vizave të klientit, dhe ata do të jenë në gjendje t’i përdorin ato gjatë 24 muajve të ardhshëm për blerje të të gjitha produkteve dhe shërbimeve të Viz er. Pasagjerët, gjithashtu, mund ta zgjedhin mundësinë për kthimin e parave – për të cilën duhet më shumë kohë për t’u realizuar – dhe do të informohen për të gjithat hapat e nevojshëm për transferimin e parave përmes bankës ose përmes kartelës në mesazh të veçantë elektronik. Në këtë rast, pasagjerët do të mund të zgjedhin kthim 100 për qind të shumës. Pasagjerët që kanë bërë rezervim përmes agjencive të udhëtimit – përfshirë edhe agjencitë turistike onlajn – duhet ta kontaktojnë kompaninë përmes së cilës i kanë blerë biletat e tyre.