Venera Latifi Azizi emërohet zëdhënëse e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Latifi Azizi është femra e parë shqiptare që emërohet në këtë post, ndërkohë që ka qenë ish-redaktore dhe gazetare në Radio Evropa e Lirë në Pragë, redaktore në agjencinë e lajmeve MIA, redaktore dhe prezantuese në Televizionin Alsat M, redaktore në gazetën KOHA, Televizionin A1 dhe media të tjera në vend.

Aktualisht e punësuar në Kabinetin e kryetarit të Komunës së Çairit si person përgjegjës për marrëdhënie me publikun.

Politologe e diplomuar në Universitetin e Evropës Juglindore. Aktualisht është magjistrante në diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare në temën “Roli i përfaqësive diplomatike dhe integrimi euroatlantik i Maqedonisë së Veriut”. E martuar, nënë e dy fëmijëve. /