Një zjarr i madh ka rënë mbrëmë vonë në një objekt në Kisella Vodë të Shkupit. Në ngjarje kanë mbetur të plagosur katër persona – dy banor, një polic dhe një zjarrfikës që kanë ndërhyrë në terren.
Siç informoi kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, një nga banesat është djegur plotësisht, ndërsa disa banesa të tjera janë përfshirë nga zjarri. Banorët e objektit, siç ka treguar ai, janë evakuuar nga aty dhe janë transferuar në kabinetin e tij në ndërtesën e komunës.
“Menjëherë me ekipin tim shkuam në vendngjarje. Këtë natë do ta kalojmë së bashku, do të gjejmë një vend ku të qëndrojmë dhe herët në mëngjes do të ndihmojmë me të gjitha burimet në dispozicion dhe së bashku do ta kapërcejmë këtë tragjedi. Së bashku do ta gjejmë zgjidhjen e gjithë kësaj, nuk do ta lë popullin tim në mëshirën e fatit”, ka shkruar mbrëmë Gjorgjievski në një postim në Facebook.
Kryetari i Komunës së Kisella Vodës ka falënderuar për qetësinë banorët e objektit, përndryshe përballë objektit komunal, si dhe falënderoi ekipet e zjarrfikësve të Shkupit dhe pjesëtarët e MPB-së të cilët, siç thotë ai:
“Me profesionalizmin e tyre ishin në lartësinë e detyrës dhe për këtë shkak zjarri u lokalizua dhe më e rëndësishmja nuk pati viktima njerëzore.
Comments are closed for this post.