Agjencia e refugjatëve UNRWA, paralajmëron se Gaza mund të përballet me katastrofë humanitare, pasi prej rreth 2 muaj nuk mundësohen furnizime dhe ndihma për rreth 2 milionë njerëz.

Sipas raportit të agjencisë, një nder problemet më të theksuara përveç ushqimit është dhe uji i pijshëm, i cili është i vështirë për t’u gjetur.

Po kështu, për shkak të kufizimeve të vendosura, Rripi i Gazës po përballet me një rënie të madhe të furnizimeve jetesore, duke rritur kështu rrezikun e një katastrofe njerëzore nëse nuk ndërmerren veprime konkrete për ndihmën e tyre.

UNRWA thekson se është e nevojshme të ndërmerren hapa për parandalimin e krizës së thelluar humanitare në Gaza.

Lidhur me problemin e ujit të pijshëm, disa komuna kanë humbur burimin kryesor e ujit të pastër, ndërsa u nevojitet të ecin me milje për t’u furnizuar me lëngun jetësor.

Problem mbetet dhe shërbimi shëndetësor, pasi barnat dhe furnizimet e tjera mjekësore po mbarojnë me shpejtësi, duke kërcënuar kështu funksionimin e drejtë të ambienteve spitalore.

Sakaq, mbi 390 mijë njerëz janë detyruar të shpëngulën brenda afatit kohor 18 Mars- 6 Prill, që pas prishjes së armëpushimit.