Sonia Pellizzari, ish-punonjësja seksi e Bashkisë së La Plata në kryeqytetin argjentinas Buenos Aires, u bë e famshme falë postimeve “hot” në Instagram, por nuk ishte kjo arsyeja e shkarkimit nga puna.
Ajo u larguar nga detyra që mbante, pasi në internet nisi të qarkullonte një video e saj, ku ajo shkonte në shtrat me një djalë, por 28-vjeçarja e mohon të jetë prostitutë.
Sonia trajtonte çështjet e administratës në La plata, por shfrytëzonte edhe format e saj seksi për të bërë një jetë luksoze, duke postuar në Instagram dhe Youtube foto dhe video nga përditshmëria e saj por me përmbajte të nxehtë.
Por ka qenë videoja erotike që i shkatërroi karrierën. Biondia mahnitëse është justifikuar duke thënë se paga e saj nuk ishte e mjaftueshme dhe ajo kurrë nuk e kishte mbajtur të fshehtë jetën e saj të dyfishtë.
Pasi mbeti e “papunë”, dhe pasi bëri disa llogari ajo vendosi t’i dedikohet profesionit të saj të dytë, publikimit të videove erotike, duke përfituar disa herë më shumë se sa paga që merrte si punonjëse bashkie.
Comments are closed for this post.