Ditët e fundit një professor nga Kosova i quajtur Lulzim Paci është bullizuar shumë në rrjetet sociale, pasi kishte publikuar një video në Tik Tok, duke kërcyer valle në shtëpinë e tij.
Një nga deputetet e Kuvendit të Kosovës, Fjolla Ujkani, madje në një reagim në rrjetet sociale e quante veprimin e profesorit “të pahijshëm” dhe “degjenerues”, e madje kërkonte shkarkimin e profesorit.
Në mbrojtje të profesorit kanë dalë shumë figura publike, ndërsa një prej tyre, këngëtarja Dafina Zeqiri, e ka kontaktuar profesorin dhe të dy kanë bërë një video të ngjashme me të parën dhe e kanë publikuar në Tik Tok.
“Me profen”, shkruan këngëtarja ndërsa postimi është pëlqyer dhe shpërndarë nga mijëra fansa.
Profesor Paci ka dalë dje në një intervistë në mediat kosovare ku i përlotur tregoi se nga bullizimi që ju bë, jo vetëm që u kërcënua me vendin e punës por i kishte kërkuar vëllait të mos tregonte se çfarë e kishte, në mënyrë që të mos i vinte turp.
Comments are closed for this post.