Autoritetet turke thanë se kanë kryer një numër sulmesh ajrore ndaj rebelëve kurdë në veri të Irakut, disa orë pasi një shpërthim vetëvrasës goditi objektin e Ministrisë së Brendshme në Ankara.
Sipas Qeverisë turke, 20 objektiva u shkatërruan dhe shumë militantë nga grupi rebel “u neutralizuan”, ka raportuar BBC-ja të dielën. Nga hetimet e para është thënë se sulmi në mëngjesin e së dielës u krye nga një anëtar kurd që hodhi veten në erë, ndërsa sulmuesi i dytë u vra nga policia.
Comments are closed for this post.