Qyteti i Vlorës u trondit pak minuta më parë nga një gjest ekstrem të një shtetase, që në rrethana ende të paqarta është hedhur nga pallati ku banonte, së bashku me fëmijën e saj 1-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia, ndërkohe që ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar 35-vjecaren e identifikuar si Pamela Mërtiri në këtë vendim.

E ëma dhe e bija u transportuan në spitalin e qytetit, por nuk i shpëtuan dot plagëve, duke ndërruar jetë.

Viktima sipas autoriteteve banonte në Tiranë, por ishte me origjinë nga Vlora.

Sipas dëshmitarëve, gruaja dhe fëmija janë hedhur nga kati i pestë i pallatit, ndërkohë që sipas tyre nuk banonte në pallatin ku është hedhur.