Prokuroria Themelore Publike në Veles ka dhënë urdhër për kryerjen e hetimeve kundër dy personave – shtetas të Republikës së Shqipërisë të cilët dyshohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Sipas Prokurorisë dy të dyshuarit, shtetasi shqiptar dhe babai i tij, me marrëveshje paraprake më 6 tetor kanë kontrabanduar drogë narkotike – marijuanë në sasi totale prej 44.742 kg.Droga ishte paketuar në 45 pako, në sediljet e pasme dhe në bunkerë special të ndërtuara në pjesën e përparme të makinës së tipit Opel Meriva me targa të Shqipërisë. Sasia e drogës u kap gjatë kontrollit doganor në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”.
Gjykatësi i procedurës paraprake pranoi propozimin e prokurorisë dhe të dyshuarve iu është caktuar paraburgim prej 30 ditëve.
Comments are closed for this post.