Presidenti amerikan, Donald Tramp dhe ithtarët e tij e akuzuan për “raportim të rrejshëm” Zërin e Amerikës, institucion i financuar nga SHBA-ja dhe formuar në Luftën e Dytë Botërore për shkak të emetimit të lajmeve të pavarura dhe promovimin të vlerave amerikane.

Këshilltari për komunikim i Trampit – Den Skavino, më 9 prill në Tuiter publikoi tekst të Zërit të Amerikës për Kinën. Krahas tekstit, Skavino shkroi se “obliguesit tatimorë amerikanë e paguajnë propagandën e Kinës përmes Zërit të Amerikës, financuar nga SHBA-ja” dhe shtoi “Turp!”.

Edhe pse teksti të cilin e publikoi Skavino në të vërtetë ishte raport i Asoshiejted pres, Shtëpia e Bardhë ditën e ardhshme e akuzoi Zërin e Amerikës se po i shfrytëzon paratë nga obliguesit tatimorë që të “flasë në emër të regjimeve autoritare”, pasi që ishte njoftuar se në Vuhan është hequr ndalesa për lëvizje, qytet kinez ku fillimisht u paraqit vatra e koronavirusit të ri.

Disa ditë më vonë, mënyrën e njoftimit të Zërit të Amerikës Tramp e kualifikoi si “të pështirë” dhe kërkoi Senati ta emërojë producentin konservator filmik Majk Pek në krye të Agjencisë amerikane për radiodifuzion global. Ajo Agjenci e mbikëqyrë punën e Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë, Radio Azia e Lirë dhe Radio Marti, fokusi i së cilës është në Kubë.

Për emërimin e Pekut për drejtor të asaj Agjencie sot do të votojë Komisioni i jashtëm politik i Senatit amerikan. Pritet që zgjedhja të konfirmohet, duke pasur parasysh atë që në atë Komision shumica janë nga Partia republikane.