Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se nga zjarri i mbrëmshëm në kovid-qendrën në Tetovë, jetën e kanë humbur 14 persona.

Nga ministria thonë se gjatë kohës së zjarrit, në këtë qendër ka pasur gjithsej 26 pacientë, ndërsa 12 të tjerët janë në mjekim në Spitalin e Tetovës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Në kovid-qendrën në Tetovë gjatë shpërthimit të zjarrit ka pasur gjithsej 26 pacientë, prej të cilëve 14 kanë ndërruar jetë, ndërsa 12 janë duke u mjekuar në Spitalin e Tetovës dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Nuk ka viktima nga stafi mjekësor, por disa janë me lëndime të lehta”.