Një tragjedi ka ndodhur paraditen e 31 dhjetorit në Australi. Një çifti ri shqiptarësh janë qëlluar për vdekje nga babai i vajzës.
Veton dhe Lindita Musai, 29 dhe 25 vjeçe janë qëlluar para shtëpisë së tyre në Yarraville, Melbourne, në orën 10.30 të së martës. Ndërsa pas krimit makabër Osman Shaptafaj, babai i vajzës tentoi të vriste veten.
Policia është duke hetuar për një mosmarrëveshje familjare si motivin e ngjarjes së rëndë përpara Vitit të Ri.
Babai i vajzës ka shkuar në banesën e çiftit, të cilët një natë më parë kishin festuar përvjetorin e tyre të parë të martesës dhe qëlloi të bijën bashkë me të shoqin.
Vajza humbi jetën në vend, ndërsa dhëndri ndërroi jetë një ditë më pas në spital, pasi u qëllua nga vjehrri.
Ndërkaq, mediat vendase raportojnë se në momentin e ngjarjes në banesën e çiftit ka pasur edhe mysafirë. Autori i krimit ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën pasi tentoi të vetëvritej.
Ngjarja e rendë ka tronditur të afërmit. Ndërsa ende nuk dihet prej sa kohësh jetonin në Australi, autori dhe viktimat.
Comments are closed for this post.