Sot paradite, në MPB është denoncuar se nën tribunat e stadiumit ‘Boris Trajkovski’ në lagjen Maxhari të Shkupit është gjetur një person i vdekur.

Bëhet fjalë për personin A.S (34), i punësuar në Agjencinë për sigurim ‘MDN’.

Viktima ka plagë në kokë ndërsa vdekja është e konstatuar nga ana e mjekut.

Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe pistoleta.