Me përbërje të re të këshillit gjyqësor dhe gjykatësit rezervë porot sot në Gjykatën Themelore Penale-Shkup, filloi nga fillimi gjykimi për lëndën “TNT” për prishjen e kompleksit “Kosmos” të investuesit FIjat Canoski.
Në sallën gjyqësore i pranishëm është edhe i akuzuari Toni Trajkovski, i cili në dy seancat paraprake nuk është shfaqur, për shkak të mospasjes së ftesës së rregullt, pas çka Gjykata kërkoi zbatimin e tij policor.
Gjykatësi Ognen Stavrev, para fillimit të seancës së sotme, e pyeti Trajkovskin nëse është sjell me polici ose ka ardhur vetë, në çka i akuzuari ka thënë se ka ardhur vetë edhe pse nuk kishte ftesë. “Pa ftesë. Dje kërkova ftesë, por nuk e mora”, ka thënë Trajkovski.
Lëndën e zhvillon gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Burim Rustemi nga PTHP Kumanovë. Për këtë vepër akuzohen shumë persona mes të cilëve edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe kryetari i atëhershëm i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, ndërsa në mungesë gjykohet ish-kryeministri Nikolla Gruevski.
Seanca e parë gjyqësore për gjykimin për lëndën “TNT” u mbajt më 24.01.2018, por për shkak të skadimit të mandatit të njërit prej anëtarëve të këshillit gjyqësor procesi është kthyer nga fillimi.
Comments are closed for this post.