Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, në ClickPlus në TV21 ka folur në lidhje me gjendjen në Ukrainës, si dhe situatën politike në vend.
Ai tha se Perëndimi po reagon më ashpër se në 2014 ndaj Moskës, por që sipas tij presidenti rus Vlladimir Putin nuk do të ndalet deri sa Perëndimi nuk ndërmerr hapa më të ashpra ndaj Moskës.
“Unë bëj pjesë tek njerëzit që mendoj se Putini nuk do të ndalet pa u bërë reagimi i drejtpërdrejtë ushtarak. Ka forma të tjera të reagimit”, tha mes tjerash Thaçi.
Ai shpreson se Perëndimi nuk do të jetë më tolerant ndaj Rusisë dhe ndaj siç tha ai “sateliteve të Rusisë si Serbia”. Thaçi tha se qëndrimi i Serbisë për mossanksionim ndaj Rusisë dhe njohje të integritetit territorial ndaj Ukrainës nuk është qëndrim neutral
Comments are closed for this post.