Tetova prej sot ka ne dispozicion skutera elektrik nga TROTI.mk. Kryetari i Komunës, Bilall Kasami njoftoi se së bashku me kompaninë AR-Holding, “sot fillon një epokë të re e lëvizjes urbane në qytet”.
Ato mund të huazohen me përdorimin e një aplikacioni dhe 1 minutë kushton 6 denarë.
Personat të cilët lejohet t’i përdorin ato duhet të jenë mbi 13 vjeç, si dhe në kushte të caktuara të detyrueshme janë helmeta dhe jeleku reflektues
Shpejtësia është e kufizuar në 25km/h.
Ndalohet vozitja nga më shumë se një person, heqja e duarve nga timoni si dhe transporti i sendeve.
“Së bashku me kompaninë AR-Holding, sot po e fillojmë një epokë të re të lëvizjes urbane në qytetin tonë. Pa zhurmë, pa ndotje, me stil dhe përgjegjësi. Skutera elektrik nga TROTI.mk janë tashmë në qytet dhe gati për përdorim nga të gjithë qytetarët”, shkroi Kasami në Facebook.
Comments are closed for this post.