Tërmet me intensitet prej 5,9 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar afër bregut të Kalifornisë, njofton Shërbimi amerikan për hulumtime gjeologjike.

Tash për tash nuk ka informacione për viktima eventuale apo dëm të shkaktuar material.

Sipas Shërbimit amerikan për hulumtime gjeologjike, epiqendra e lëkundjes ka qenë 86 kilometra në perëndim të rajonit Petrolia, ndërsa vatra e goditjes në thellësi prej 2,2 kilometrave.