Në territorin e gjithë vendit mbrëmë dhe sot në mëngjes janë matur temperatura nën zero, ndërsa më ftohtë ishte në Berovë – 16 gradë. Në Manastir u matën -13, në Krushevë – 12, në Mavrovë -11, në Kriva Pallankë dhe në Vinicë -10, në Pretor -9, në Ohër, Prilep, Shtip dhe Strumicë – 8, në Tetovë dhe Kumanovë – 6, në Demir Kapi – 5, në Shkup, Gjevgjeli dhe Dojran – 4 gradë. Më së shumti borë ka në Kodrën e Diellit 31 centimetra, në Manastir 17, në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë shtatë, në Ohër dhe Berovë pesë, në Pretor, Topollçan dhe Gjurishtë katër dhe një centimetër në Kriva Pallankë, Tetovë, Pozharanë, Shtip.
Comments are closed for this post.