Dy modelet të iPhoneit i prin shitjeve të telefonave në gjashtë muajt e parë të vitit 2024, sipas raportit të fundit të shitjeve globale të telefonave.
Kompania “Omdia” publikoi rezultatet e telefonave më të shitur në gjashtë muajt e parë të këtij viti dhe dhjetë vendet e para ndahen mes pesë modeleve të iPhoneit dhe pesë Android.
Në vend të parë është iPhone 15 Pro Max me 21.8 milionë shitje dhe në vend të dytë është iPhone 15 (17.8 milionë).
Androidi më i shitur në gjysmën e parë të vitit 2024 ishte Samsung Galaxy A15, i cili shiti 17 milionë njësi. Kjo, megjithatë, mjaftoi vetëm për vendin e tretë në listën e përgjithshme.
Më pas vijojnë iPhone 15 Pro (16.9 milionë) dhe Samsung Galaxy S24 Ultra (12.6 milionë).
Më pas në listë janë iPhone 13, Samsung Galaxy A15 5G, Xiaomi Redmi 13C, iPhone 14 dhe Samsung Galaxy A05.
Comments are closed for this post.