Çifti, Tea – Beart, gjatë muajve të fundit ishin më të komentuarit dhe përfolurit në media dhe rrjete sociale, pasi ishte vetë ajo që kishte konfirmuar lidhjen me Beartin, vetëm pakë kohë pasi kishte dal çift nga emisioni “Për’puthen” me Andin.

Tea gjatë mbrëmjes ka bërë një pyetësor në rrjetin social “Instagram”, ku ka vendosur të iu përgjigjet disa pyetjeve të ndjekësve, e që ndër të tjera ajo tregoi që nuk është e lumtur dhe se nuk e ka burrë Beartin.

Pas këtyre përgjigjeve, ishte Bearti ai që reagoi përmes një postimi në “Instastory”, e që ky mesazh i koduar duket se është për Tean.

Si një akrep, të tjerët nuk e kuptojnë se sa i mirë je. Ti bëhesh i pamëshirshëm vetëm kur njerëzit fillojnë të të marrin për të mirëqenë”, thuhet në postimin e Beartit.

Kohë më parë ishte raportuar që Tea dhe Bearti janë fejuar, por që nuk u konfirmua asnjëherë nga dyshja, e që mbrëmë në një foto të postuar u vërejt që mungonte unaza që mbante ajo pas konfirmimit të lidhjes së tyre.