Pas mbledhjes së rregullt të shtabit të krizës, ministri Arben Taravari ka dhënë informacion lidhur me gjendjen e pacientëve të lënduar në aksidentin e ndodhur në Koçan.

Ai njoftoi se të gjithë pacientët që po trajtohen në spitalet e Maqedonisë janë në gjendje të mirë dhe stabile. Nëntë pacientë janë të planifikuar të dalin nga spitali në fillim të javës, pasi të kryhen analizat toksikologjike dhe psikologjike.

Për pacientët që ndodhen jashtë vendit, janë gjithsej 115 të tillë, ndërkohë që pesë prej tyre janë ende në gjendje kritike, por gjendja e tyre po luhatet. Ministri tha se është dita e shtatë e trajtimit dhe se nuk ka pasur vdekje deri tani.

Situata pritet të përmirësohet, dhe javën e ardhshme priten njoftime për kthimin e pacientëve të tjerë në vend.