Pavarësisht se pas mbledhjes së mbrëmshme të koalicionit VLEN, u tha se nuk ka mosmarrëveshje brenda koalicionit dhe se ai qëndron kompakt dhe i bashkuar, ende mbetet e paqartë nëse koalicioni do të garojë me lista të përbashkëta, si një subjekt i vetëm në zgjedhjet e ardshme lokale. I pyetur sot se si do të bashkëpunojnë në zgjedhje dhe si janë raportet e koalicioni, ministri i Shëndetësisë dhe njëri ndër liderët e VLEN-it, Arben Taravari tha sot se po vazhdojnë negociatat dhe se do të dalin publikisht me qëndrimet e tyre. Ndërkaq, ai mohoi se po zhvillon takime me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Gazetari: A jeni takuar me Ali Ahmeti në këto kohë?
Arben Taravari: Jo
Gazetari: A do të takoheni?
Arben Taravai: Jo
Liderët e koalicionit VLEN u takuan mbrëmë në selinë në Shkup, ku për rreth dy orë, diskutuan mbi zhvillimet e fundit në këtë subjekt politik. Edhe pse, para takimit u tha se, në këtë mbledhje do të përcaktohet se si do të dalin në zgjedhjet e ardhshme lokale, mbledhja nuk rezultoi me një vendim përfundimtar.
Pas takimit, Bekim Qoku nga VLEN, mohoi se ka pasur mosmarrëveshje dhe tha se Taravari vazhdon të jetë pjesë e koalicionit.
Comments are closed for this post.