Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e mori përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës në Ankara. PKK është e shpallur si e jashtëligjshme nga Turqia dhe aleatët e saj, raporton Aljazeera.com.

“Një aksion sakrifikues u krye kundër Ministrisë së Brendshme turke nga një ekip i Brigadës sonë të Pavdekshme,” thuhet në reagimin e Partisë Kurde për agjencinë e lajmeve ANF, e cila është e afërt me lëvizjen kurde.

Ndryshe, nga ky sulm që u krye në mëngjes nga dy sulmues mbetën të plagosur dy policë.