Ministër i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, ka bërë me dije sot se ka një strategji kombëtare për sigurinë kibernetike.

“Për mbrojtjen e të rinjve dhe fëmijëve përmes projektit MK Sejf Net, Qendrës për internet më të sigurt për fëmijët, zhvillojmë mjete bashkëkohore për kontroll prindëror, filtra për bllokimin e përmbajtjeve të dëmshme, formojmë qendrën kombëtare e cila çdo ditë 24 orë do ta ndjekë sigurinë e internetit për fëmijët. Shtylla e katërt ka të bëjë me minimizimin e ndikimit të incidenteve.

Të dhënat tregojnë se në çdo 11 sekonda ndonjë organizatë në botë, është e rrezikuar nga sulmet kibernetike dhe numri i sulmeve kibernetike çdo vit shënon rritje 10-15% që do të thotë se sulme kibernetike do të kemi edhe në të ardhmen, prandaj duhet të kemi një pikë të përbashkët për denoncimin e incidenteteve”, tha Stefan Andonovski, Ministër i Transformimit Digjital.