Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Këshilli veriatlantik më 2 dhe 3 qershor do ta vizitojnë Republikën e Maqedonisë.
Stoltenberg dhe anëtarët e Këshillit gjatë qëndrimit dyditor në vend do të kenë takime me kreun shtetëror lidhur me procesin e inkuadrimit të vendit në Aleancën veriatlantike.
Kjo është vizita e parë e Stoltenbergut dhe përfaqësuesve të lartë të NATO-s në vend pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Aleancë, të cilin deri më tani e ratifikuan 13 nga 29 vendet anëtare. Pas ratifikimit nga ana e të gjithë aleatëve. vendi edhe zyrtarisht do të bëhet anëtarja e barabartë, e 30-të e NATO-s.
Këshilli veriatlantik është trup kryesor politik i cili i sjellë vendimet në NATO. Këshilli i mbikëqyrë proceset politike dhe ushtarake lidhur me çështjet e sigurisë që ndikojnë në tërë Aleancën. E përbëjnë përfaqësues të të gjitha vendeve anëtare, ndërsa kryesues është sekretari i përgjithshëm.
Comments are closed for this post.