Sipas sondazheve të agjencive të angazhuara për opinionin publik nga ana e LSDM, ish-kandidati presidencial Stevo Pendarovski ka rezultuar si më i votuari tek qytetarët, duke përfshirë edhe komunitetet e tjera etnike, mëson INA nga burime pranë kësaj partie në pushtet.
Pendarovski është kandidati i përzgjedhur, emri i të cilit do të shpallet sot nga dyja partitë.
Ai kryeson listën e pëbërë prej pesë kandidatëve, që kanë kaluar raundin final.
Pas tij radhitet ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov, ndërsa i treti është ministri i brendshëm Oliver Spasovski që ka gëzuar mbështetjen më të madhe nga anëtarësia e LSDM.
Ai aktualisht është koordinator qeveritar për në NATO, ndërsa njihet si ish-kandidat për president në zgjedhjet e kaluara presidenciale.
Comments are closed for this post.