Stevo Pendarovski, kryetari i Maqedonisë së Veriut me një postim në Facebook ka dënuar djegien e flamurit të Bullgarisë në karnevalin e Vevçanit.
“Djegia e flamurit të Republikës së Bullgarisë gjatë karnevalit në Vevçani është e palejueshme dhe është për tu dënuar. Në mes fqinjëve është i patjetërsueshëm ndërimi i besimit, mirëkuptimit dhe respektimit” thotë Pendarovski.
Përndryshe, në Vevçani është organizuar karneval si çdo vit tjetër. Policia e ndaloi organizimin e karnevalit me arsye masat për mos shpërndarjen e virusit COVID-19.
Comments are closed for this post.