Nga ora 08:15 në mëngjesin e sotëm është hequr ndalesa për lëvizje në rrugën Dibër-Mavrovë në të dy drejtimet thonë nga Ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndalesa filloi dje (14 janar) pas reshjeve të mëdha të borës. Ndalesa ishte për mjete të rënda transporti.

Nga mëngjesi gjithashtu janë normalizuar të gjitha kushtet nëpër rrugët e vendit, Veles-Prilep dhe Strazhë-Kërçovë.