Prokurorja e PSP-së Lile Stefanovska  e cila e  udhëheq lëndën “Perandoria” është thirrur nesër në Prokurorinë Publike që të japë dëshmi  për rastin “Reket” konfirmoi për MEDIAL-n prokurori shtetëror publik Lubomir Joveski.

Ai nuk bën të ditur nëse dhe kur do të thirret edhe prokurorja speciale publike Katica Janeva.

“Prokuroria për shkak të besueshmërisë dhe kryerjes së suksesshme të hetimit nuk njofton më parë se cilat veprime dhe kur do të ndërmerren ato”, tha Joveski. Ai konfirmon se të gjithë të personat e përfshirë do të merren në pyetje pa bërë përjashtime.

Janeva dhe Stefanova ishin përmendur edhe në bisedat e incizuara dhe në video materialin që u publikuan në internet  në botimin e gazetës  italiane “La Verita”, lidhur me rastet “Reket” dhe “Perandoria”.