Kritikat e ambasadores amerikane Anxhela Ageler, e cila tha se Vanja e vogël e ka paguar çmimin për shkak se kriminelët nuk janë ndjekur penalisht dhe nuk janë arrestuar, sipas ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, janë reale sepse, siç theksoi, lëshimi më i madh është se i gjithë sistemi sa i përket hetimeve, gjykimeve dhe ekzekutimit të sanksioneve nuk është i konsoliduar dhe ka mosndëshkim në një numër të madh rastesh.
“Këtë e kam thënë shumë shpesh deri më tani dhe kur kam folur për mosndëshkimin e të gjithë atyre që plaçkitën shtetin, që shkatërruan popullin në periudhën e kaluar dhe ishin kryesorët në shoqëri pa mbajtur përgjegjësi e kështu me radhë kur fola për konsolidimin e sistemit gjyqësor. Të mos na ndodhë kur Ministria e Punëve të Brendshme i ndalon dhe për një kohë të shkurtër i shohim në shtëpi, pa shqiptuar masat përkatëse apo shohim moszbatim të sanksioneve etj”, tha Oliver Spasovski, ministër i Brendshë.
Dje, në një intervistë për Kanal 77, ambasadorja amerikane Angela Axheler tha se nuk është koha për të politizuar këtë rast dhe u bëri thirrje institucioneve të pyesin veten pse kanë lejuar që kriminelët të lëvizin lirshëm.
“Bëhet fjalë për kriminelë, për të cilët kishin informacione se janë kriminelë, të dhunshëm dhe se nuk janë në burg. Ata nuk ishin arrestuar dhe burgosur më parë. Pse i lejojmë kriminelët të lëvizin lirshëm dhe të kryejnë krime kundër kujtdo në këtë vend? Kjo është një tragjedi dhe shpresoj dhe lutem që ky vend, qytetarët, institucionet dhe zyrtarët shtetërorë të shikohen në pasqyrë dhe të pyesin se çfarë duhet të bëjmë tani që të jemi të sigurt se diçka e tillë të mos ndodhë kurrë më”, u shpreh Anxhela Ageler, ambasadore e ShBA-ve.
Lidhur me hetimin për vrasjen e 14-vjeçares Vanja si dhe Pançe Zhezhovski nga Velesi, ministri Spasovski thotë se gjithçka e nevojshme për këtë rast është dorëzuar në Prokurori. Në këtë rast janë katër persona në paraburgim, ndërsa pritet ekstradimi nga Turqia i të dyshuarit të parë Lupço Palevski, i cili ka tentuar të arratiset atje.
Comments are closed for this post.