Mund të bëj kompromis dhe të bisedojmë për tema politike, mund të kërkojmë zgjidhje për ato tema, por të bëj kompromis për respektimin e Kushtetutës dhe të ligjit dhe veçanërisht të ministrit që dha deklaratë solemne para Kuvendit duhet ta respektojë Kushtetutën dhe ligjin, kjo nuk do të ndodhë, është i vendosur kryeministri Oliver Spasovski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve se a mendon, që të shmanget kriza politike, ta tërheqë kërkesën për shkarkimin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi.

Në pyetjen se si mund të zgjidhet kjo çështje, Spasovski theksoi se në përgjigjen e dorëzuar në Kuvend për shkarkimin e ministres Mizrahi, ai nuk ka dhënë zgjidhje të re dhe për këtë, theksoi, kjo i mbetet opozitës.

“Pres që opozita do të jetë e mençur dhe do të japë kandidat, që e respekton Kushtetutën dhe ligjet. Për shembull një nga deputetët të cilët votuan për Maqedoninë e Veriut dhe për Protokollin për NATO, si zgjidhje e mundshme. Vendimi është i tyre kur të duan le të propozojnë, unë do ta pranoj”, deklaroi kryeministri Spasovski në konferencën e sotme për shtyp me drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski.

Sa i përket pamundësisë që VMRO-DPMNE-ja të mos marrë pjesë në punën e Kuvendit, pasi dje lideri Hristian Mickoski tha se nuk e shohin nevojën për një gjë të tillë pasi nuk u shpërbë Parlamenti sipas marrëveshjes politike, Spasovski thekson se nuk e di se çfarë vendimi ka sjellë partia opozitare, por porosit se për vendim të tillë politik sillen konsekuenca adekuate.

“Nuk e di se çfarë vendimi ka sjellë VMRO-DPMNE-ja në lidhje me pjesëmarrjen në punën e Kuvendit, por megjithatë ai është vendimi i tillë politik dhe për atë vendim sillen konsekuenca adekuate”, tha Spasovski.