Ministri i Punëve të Brendshme sonte në konferencën e jashtëzakonshme për media konfirmoi se në Turqi është arrestuar i dyshuari i parë për rrëmbimin dhe vrasjen e Vanja Gjorçevskës, Ljupço Palevski Palco.

Palço u arrestua sipas fletarrestit ndërkombëtar të Ministrisë së Brendshme.

Spasovski falënderoi bashkëpunimin dhe reagimet e shpejta të shërbimeve nga Serbia, Bullgaria, Turqia dhe veçanërisht për ndihmën e ofruar nga Kroacia.

Ai bëri të ditur gjithashtu se kallëzimi penal i ngritur ndaj pesë personave për rastin Vanja dhe Pançe është mbi 100 faqe. Ndaj një personi është ngritur kallëzim penal për rrëmbim dhe vrasje, ndaj tre për rrëmbim dhe bashkëpunim në vrasje dhe ndaj një për ndihmë në rrëmbim. Rasti i ka kaluar Prokurorisë Publike.