Ky Forum Ministror mbahet në një periudhë të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në periudhën e kaluar zgjidhëm sfida të ndryshme, zgjidhja e të cilave dukej si e pamundur. Patëm sukses, sepse të gjithë kishim motivim të fortë – perspektivën evropiane për shtetin tonë dhe për qytetarë tanë. Edhe krahas të gjitha pengesave me të cilat ballafaqohemi në rrugën tonë drejtë BE-së, megjithatë, vendi nuk heq dorë nga kursi evropian, nga reformat, ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal.

Këtë, siç bëri të ditur MBP-ja, e theksoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në fjalimin e tij në hapjen e Forumit Ministror BE – Ballkani Perëndimor, i cili po mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë nën patronazhin e presidencës finlandeze me Këshillin e BE-së, ndërsa në të cilin marrin pjesë edhe eurokomisarët për Punë të Brendshme dhe Emigrime, Dimitris Avramopollus dhe Drejtësi – Vera Jourova, pastaj ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë së Finlandës, Maria Ohisallo dhe Ana Maria Henrikson, si dhe përfaqësues të Eurokomisionit, të Këshillit Evropian, të Euroxhast, Europol, Komisioni i Venecias, etj. Nga vendet e rajonit marrin pjesë delegacione nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi, si dhe nga vendi ynë, si nikoqir i forumit ministror.

Duke shprehur kënaqësinë që vendi jonë e fitoi mundësinë që të jetë organizator në këtë Forum, ministri Spasovski theksoi se vetë akti paraqet dërgim të porosisë së qartë për perspektivën evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor, si alternativë e vetme e cila do të sigurojë paqe, stabilitet dhe prosperitet të qytetarëve të tij.

Ai foli edhe rreth sfidave të përbashkëta në sferën e sigurisë, të cilat vetëm mund të zgjidhen me bashkëpunim të përbashkët dhe partneritet të fuqishëm me vendet e Bashkimit Evropian, duke shprehur bindjen se diskutimet nga Forumi i sotëm Ministror do të hapin perspektiva të reja për ndërtimin e përgjigjes së përbashkët në menaxhimin e emigrimin ilegal, krimin e organizuar dhe terrorizmin, por edhe për forcimin e urave të bashkëpunimit mes shteteve të rajonit.

Ministrja finlandeze e Punëve të Brendshme e potencoi mbështetjen e Finlandës për rajonin i cili, thotë, është me rëndësi të lartë strategjike për Bashkimin Evropian.

“Bashkë arritëm shumë në këto vite të kaluara. Qëllimi është që ta shohim këtë fqinjësi si anëtare të BE-së. Do të vazhdojmë të punojmë dhe ta mbështesim Ballkanin Perëndimor, gjegjësisht fqinjësinë evropiane”, tha eurokomisari i Punëve të Brendshme dhe Emigrime Avramopollus në fjalimin hyrës, duke dërguar falënderim për autoritetet e vendit për organizimin e shkëlqyer të këtij Forumi Ministror të rëndësishëm.

Sipas tij, situata me emigrantët në këtë rajon nuk është as afër asaj që ndodhte në vitin 2015 dhe 2016.

“Megjithatë, presioni nga emigrantët rritet dhe për këtë duhet të jemi syhapur. Tashmë dëshmuam se jemi më të fuqishëm kur bisedojmë bashkë. Të gjithë e keni mbështetjen tonë”, nënvizoi eurokomisari Avramopollus.

Është paraparë që në të tre sesionet e punës në Forumin sot të flitet në temat që kanë lidhje me emigrimin, sigurinë e kufijve, bashkëpunimin me Fronteksin, pastaj rreth luftës së përbashkët kundër terrorizmit dhe parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm, si dhe luftës kundër krimit të organizuar, me theks të veçantë në tregtinë me njerëz dhe kontrabandën me drogë dhe armë. Në forum do të prezantohen edhe prioritetet e veprimit gjatë kryesimit të ardhshëm kroat me Këshillin e Evropës, qëndron në kumtesë.