Kandidatët për president kanë vazhduar fushatën elektorale duke paraqitur në qytetarëve argumentet se kush ka platformën më të mirë për ardhmërinë e vendit, nëse do të zgjidheshin president. “Angazhim jonë është sundimi i së drejtës e cila aspak nuk ekziston në Maqedoni”, kështu ka deklaruar nga Koçani, kandidatja e VMRO DPMNE-së, Gordana Siljanovska. Sipas saj, të gjitha raportet për Maqedoninë flasin për sistem autoritar dhe shkeljen e të drejtave të njeriut. Siljanovska ka akuzuar pushtetin se reformë të vetme e ka ndryshimin e emrit të shtetit. Ajo ka përsëritur qëndrimin se në rast të fitores do të punojë për revidimin e marrëveshjes dhe kthimin e emrit, Maqedoni.
Ende tentojnë të na bindin se emri nuk ka lidhje me identitetin, se identiteti nuk mund të ndryshohet me asnjë dokument dhe as me Marrëveshje të Prespës. Por, të gjithë ne që e dimë drejtësinë dhe shkencat juridike, e dimë që emri është shenja më e fuqishme e identitetit, simboli më i fuqishëm i identitetit. Gjithçka që kemi bërë, kemi bërë me emrin dhe për atë emër. Këtë më së miri e dëshmon himni kombëtar- deklaroi Gordana Siljanovska Davkova, në KOÇAN.
Comments are closed for this post.