Tymi i cigares është i dëmshëm jo vetëm për ata që e thithin atë, por dhe për të tjerët përreth. Ashtu si për njerëzit, ky tym ndikon negativisht dhe në gjallesat e tjera që bashkëjetojnënë një mjedis, si për shembull, bimët e shtëpisë.Kur pini cigare, krijohet një re tymi që përmban deri në 4,000 kimikate përfshirë katran, monoksid karboni, pesticide dhe formaldehid. Një pjesë shkon në mushkëritë tuaja, ndërsa pjesa tjetër e kësaj reje toksike përhapet në mjedisin përreth, duke veshur mure, mobilie apo dhe bimë.Bimët e shtëpisë konsiderohen si filtra ajri të gjallë për mjedisin e brendshëm. Ato janë në gjendje të largojnë ndotësit nga ajri ndërsa kthejnë oksigjen në dhomë.

Disa bimë janë në gjendje të eliminojnë benzenin dhe formaldehidin, të cilat janë dy kimikate toksike që gjenden në tymin e cigares. Sidoqoftë, bimët nuk mund të largojnë nga ajri të gjitha toksinat e tymit të cigares.Ndaj për të jetuar në një mjedis të brendshëm me ajër të pastër, duhet hequr dorë përfundimisht nga pirja e cigareve, ose në pamundësi, të kalohet në alternativa pa tym, të cilat duke eliminuar procesin e djegies shmangin totalisht gjenerimin e tymit.Ndër zgjidhjet e mundshme, për eliminimin e tymit, katranit dhe substancave të tjera nga ajri, është edhe pajisja elektronike IQOS, produkti novator i kompanisë Philip Morris, që mundëson ngrohjen e fijeve të posaçme të duhanit dukeeleminuar 95% të kimikateve në krahasim me cigaret.

Duke mos gjeneruar tym, katran apo hi, kjo teknologji shmang dhe duhanpirjen pasive, duke mundësuar një mjedis pa tym duhani.Por, tymi i cigareve tradicionale ndikon negativisht edhe në rritjen e bimëve duke ndërhyrë në frymëmarrjen e tyre, procesin e fotosintezës si dhe marrjen e ushqimit përmes rrënjëve.Bimët marrin frymë përmes poreve të vogla të vendosura nën gjethet e tyre të quajtura stomata. Kur dikush pi duhan rregullisht rreth bimëve, tymi i cigares lë një shtresë të imët të grimcave që përmban në të gjithë sipërfaqen e bimës. Nëse tymi qëndron gjatë në gjethe, stomatat mund të bllokohen dhe ta bëjnë frymëmarrjen e bimës më pak efektive.Kështu, bimët e kanë më të vështirë të thithin dioksid karbonit dhe të lëshojnë oksigjen. Gjithashtu, këto grimca ndikojnë negativisht edhe te fotosinteza, që është procesi që përdorin bimët për të krijuar lëndë ushqyese nga drita.Përveç ushqimit që ata krijojnë nga drita, bimët marrin ushqim nga toka përmes rrënjëve të tyre. Monoksidi i karbonit në tymin e cigares dëmton mikroorganizmat e dobishëm në tokë dhe ndikon në funksionimin e rrënjës. Monoksidi i karbonit mund të ndërhyjë në aftësinë e bimëve për të thithur azot duke vrarë bakteret që rregullojnë azotin në tokë. Rrënjët mund të thithin monoksidin e karbonit, duke rezultuar në më pak oksigjen dhe më pak lëndë ushqyese për bimën.Nëse doni tu vini në ndihmë bimëve që keni në mjediset tuaja, kujdesuni të shmangni pirjen e cigaresnë këto mjedise, por gjithashtu dhe të pastroni gjethet e bimëve një herë në javë nga shtresat që tymi ka formuar mbi to.