MPB njofton se dje kanë vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 195 masa.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar 195 masa, në mesin e të cilëve më shumë për tejkalim të shpejtësisë 62 masa, 58 për shkeljet çka kanë bërë këmbësorët. Janë shqiptuar edhe 11 masa për drejtim të automjeteve pa patentë shoferë, katër për tejkalim jo të rregullt, katër për shoferë fillestar, 45 për parkim të parregullt”, njoftojnë nga MPB.
Nga atje thonë se kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Comments are closed for this post.