Studentët po hyjnë në universitete edhe pa pasur certifikatë vaksinimi apo të tjera dokumente që vërtetojë që nuk janë të infektuar.
Dy javë nga nisja e vitit të ri akademik, mbajtja e maskës është i vetmi kusht që studentët të mund të ndjekin fizikisht procesin mësimor në auditorë.
Shumë zhurmë për asgjë, thonë studentët, mbi qëndrimet e institucioneve të shëndetësisë, apo politikës lidhur me detyrimin për të qenë të vaksinuar për të mundur të ndjekur procesin fizik mësimor në auditorë.
Mbajtja e maskës mbetet aktualisht i vetmi kusht që studentët të mund të hyjnë në ambientet e fakulteteve.
Kundërshtive të studentëve duket si u janë dorëzuar edhe rektorët e universiteteve. Në mbledhjen e fundit të zhvilluar të premten, Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha tha se pasja e një certifikate vaksinimi apo të tjera dokumenteve që konfirmojnë mosinfektimin nga Covid-19 nuk janë kusht detyrues për praninë fizike të studentëve në auditorë.
Comments are closed for this post.