Në kohën e regjistrimit të popullsisë, disa persona bullgarë qarkullojnë lirshëm nëpër qytete dhe fshatra të banuara me popullsi maqedonase në të gjithë Republikën e Shqipërisë, me të vetmin qëllim që t’i detyrojnë ata të deklarohen si bullgarë. Maqedonasit flasin publikisht për një aktivitet të tillë të emisarëve bullgarë, duke protestuar për gjuhën e urrejtjes që ata persona përdorin ndaj maqedonasve, si dhe përdorimin e fëmijëve duke ju dhuruar telefona dhe tableta, të cilat më vonë përdoren si shantazh për prindërit të deklarohen si bullgarë. Duke reaguar ndaj agresivitetit të paprecedentë të emisarëve bullgarë kundër maqedonasve në Republikën e Shqipërisë, vlerësojmë se autoritetet në Republikën e Shqipërisë duhet të gjejnë mënyra për të mbrojtur Minoritetin Kombëtar Maqedonas, të cilët janë qenë qytetarë besnikë të shtetit shqiptar për dekada të tëra.

Për shkak të përhapjes së gjuhës së urrejtjes dhe mesazheve kërcënuese ndaj popullatës maqedonase, shoqata maqedonase “Ilinden” kërkon që shtetasi bullgar Viktor Stojanov të shpallet persona non grata dhe t’i ndalohet hyrja në Republikën e Shqipërisë. Përkatësisht, si kryetar i një fondacioni bullgar, ai përdor propagandë agresive antimaqedonase dhe tenton të asimilojë pakicën kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë. Duke përhapur të pavërteta dhe duke provokuar Stojanov shkakton ankth te populli maqedonas në Republikën e Shqipërisë gjatë regjistrimit të popullsisë, dhe në këtë mënyrë kërcënon sovranitetin kombëtar të Republikës së Shqipërisë.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”Tiranë, Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Shoqata Maqedonase “Ilinden” Dega Gollobordë, Kryetar Fatri Fetahu

Koordinator e Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë për Qarkun Elbasan, Elsa Xhelili