Sot në Shkup do të ketë marsh protestues, ku familjarët e 14 viktimave të cilat u dogjën në tragjedinë e zjarrit në spitalin modular të Tetovës  do të kërkojnë drejtësi për jetët e humbura.

Marshi protestues do të fillojë në ora 14:00 nga Sheshi “Skënderbeu” dhe do të përfundojë te Prokuroria Themelore Publike e RMV-së, e cila sipas familjarëve “i ka mbyllur sytë karshi drejtësisë dhe po mbron përgjegjësit e tragjedisë ku u dogjën 14 njerëz të gjallë.”

“U bëjmë apel qytetarëve të Shkupit dhe qyteteve tjera të na mbështesin në kërkim të drejtësisë, kurse partive politike u apelojmë të qëndrojnë larg keqpërdorimit të protestës tonë për përfitime politike”, tha Mumin Ismaili, i cili në zjarrin humbi nënën e tij.

Ai krahas Ibin Emshiut i cili humbi vëllain dhe babanë tha se kanë vendousr që protesta të mbahet në Shkup ku para prokurorisë të kërkojnë drejtësinë atje “sepse atje buron padrejtësia dhe korrupsioni”.