Në email adresat e katër shkollave në Shkup sot në mëngjes sërish është dërguar kërcënim për vendosje të bombës.

Mga MPB njoftojnë se i kanë evakuuar nxënësit dhe mësimdhënësit dhe se për momentin po bëjnë kontrolle antiterroriste.

“Sot në SPB Shkup rreth orës 09:30 është raportuar se në adresat elektronike të katër shkollave në Shkup është dërguar kërcënim me mjet shpërthyes. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, punonjësit e policisë kanë marrë masa për evakuim të sigurt dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Ndryshe, edhe dje kishte kërcënime për vendosje të bombës, por që rezultuan të rreme.