Mbi 275,000 persona janë infektuar me koronavirus në botë ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 11.400.

Sipas te dhenave të Ansës, numri i personave të shëruar janë 88.2256.

KINA – Zero raste të brendshme, 41 të importuara: Për të tretën ditë me radhë, Kina nuk ka pasur raste të reja të koronaviruse të gjeneruara brenda vendit, madje as në Wuhan, ku ishte shpërthimi i pandemisë: në të dhënat e azhurnuara të Premten, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë ( NHC) përmendi vetëm 41 infeksione të importuara nga jashtë. Ka 14 raste në Pekin, 9 në Shanghai, 7 në Guangdong dhe 4 në Fujian; një në Sichuan.

Koreja Jugore shenon raste te reja te te prekurve. sipas të dhënave të siguruara nga Qendrat e Koresë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të azhornuar të Premten, ka 147 raste nga 87 qe kishte të enjten, duke e çuar totalin në 8.799. Me 8 vdekje të reja, numri i vdekjeve tejkalon shifren 100.

SINGAPORE – Ministria e Shëndetësisë në Singapor njoftoi sot dy vdekjet e para të shkaktuara nga koronavirusi. Sipas raportimeve nga Guardian, është një 75-vjeçar nga Singapori dhe një 64-vjeçar indonezian. Deri më tani ka pasur 385 raste të infeksionit.

COLOMBIA – Presidenti i Kolumbisë, Ivan Duque, ka njoftuar se izolimi i detyrueshëm do të vendoset në vend nga e marta deri më 13 prill për t’u përballur me pandeminë e koronavirusit. “Si pjesë e gjendjes së jashtëzakonshme, ne do të imponojmë izolim të detyrueshëm për të gjithë kolumbianët nga e marta e ardhshme,” tha Duque në një fjalim televiziv mbarëkombëtar.

SHBA – 225 vdekje dhe 17.500 raste – Të paktën 225 pacientë me koronavirus vdiqën, ndërsa rastet pozitive tejkaluan 17,500.

Evropa vijin te mbetet shume problematike, kryesisht me Italine, ku vetem dje numri i te vdekurve ishte 627 persona.