Qyteti i Shkupit ka shkarkuar Zlatko Perinskin, ushtrues detyre drejtor i Ndërmarrjes Publike Ujësjellësi dhe Kanalizim, për shkak të sjelljes së papërshtatshme në procedurën e ndarjes së tenderit.
“Për shkak të tentativave për ndikim, të cilat konsiderohen si tendencë që vërteton dyshimet e bazuara të Qytetit të Shkupit për sjellje të papërshtatshme në procedurën për zgjedhjen e kontraktorit për tenderin prej 136 milionë eurosh, për ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza, Perinski u shkarkua të premten, më 9 shtator 2022”, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit.
Comments are closed for this post.