Nuk kishim problem me mbeturinat komunale dhe nuk do të kemi. Gjendja është për një ditë. Për një ditë kishte krizë dhe do ta tejkalojmë. Prej nesër gjendja do të kthehet në normalitet dhe do të jenë e kaluar fotografitë të cilat sot ishin shpërndarë në rrjetet sociale me kontejnerë të stërmbushur. Fotografitë e tilla nuk do të na përsëriten gjatë festave të Pashkëve edhe krahas orës treditore policore, porositi kryetari i Shkupit, Petre Shilegov në emisionin e sotëm “Top tema”.
Vlerësimi i Higjienës Komunale për këtë fundjavë, theksoi, sipas gjitha gjasave ishte i gabuar, sepse më thanë se në orën policore qytetarët nuk do të hedhin mbeturina.
Ai theksoi se një pjesë e madhe e qytetarëve sipas gjitha gjasave e kanë shfrytëzuar orën policore gjatë fundjavës që t’i pastrojnë shtëpitë e tyre para Pashkëve dhe theksoi se sot ishin marrë 173 frigoriferë të vjetër, këpucë të vjetra, xhupa, bojlerë, guaca tualeti.
“Ora policore nënkupton se nuk duhet të dilni dhe ta hidhni bërllokun. Ne nuk kishim problem me mbeturinat komunale dhe nuk do të kemi. Prej sonte rregullisht do të fillojë të punojë edhe ndërrimi i tretë në Higjienën Komunale”, tha Shilegovi dhe shtoi se nuk pret që fotografi të tilla të ketë në të ardhmen.
Theksoi se edhe komunat tjera në vend gjatë fundjavës janë përballur me probleme me mbeturinat komunale për shkak të orës policore 61-orëshe të vendosur për parandalimin e përhapjes së virusit korona.
Comments are closed for this post.